Keir Starmer e quajti urrejtjen antimyslimane “të neveritshme” dhe tha se incidentet në rritje duhet të adresohen.
Urrejtja antimyslimane është e neveritshme dhe nuk ka vend në shoqërinë tonë”, tha Starmer gjatë seancës javore të Pyetjeve të Kryeministrit në Dhomën e Përfaqësuesve.
Komentet e tij erdhën si përgjigje ndaj një pyetjeje nga ligjvënësi i Partisë Laburiste Afzal Khan, i cili kërkoi nga kryeministri të përshkruajë hapat që qeveria do të ndërmarrë për të luftuar nivelin në rritje të racizmit dhe islamofobisë ndaj myslimanëve në Mbretërinë e Bashkuar.
Ai gjithashtu përsëriti se fondi i ri do të monitorojë urrejtjen antimyslimane dhe shtoi se qeveria e tij vazhdon të punojë mbi përkufizimin e urrejtjes antimyslimane ndërsa në muajin nëntor po shënohet Muaji i Ndërgjegjësimit për Islamofobinë (IAM).
