Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy njoftoi botimin e librit të tij për jetën në burg, me titullin ‘Ditari i një të burgosuri’ (Journal d’un prisonnier).
“Në burg nuk ka çfarë të shohësh dhe nuk ka çfarë të bësh. Harroj heshtjen, sepse heshtje nuk ka në burgun La Sante, ka aq shumë për të dëgjuar. Zhurma është, fatkeqësisht, e vazhdueshme. Por, ashtu si në shkretëtirë, jeta në burg të forcon”, shkruan Sarkozy në postimin që shoqëron njoftimin e botimit.
