Papa Leo XIV po përgatitet për udhëtimin e tij të parë apostolik jashtë Italisë, pasi ka planifikuar të të vizitojë Turqinë dhe Libanin.
Udhëtimi i Papës do të zhvillohet në datat 27 nëntor deri më 2 dhjetor 2025.
Selia e Shenjtë publikoi orarin e udhëtimit të Papës, i cili do të fillojë në Turqi më 27 nëntor. Me mbërritjen e tij në kryeqytet, Ankara, Ati i Shenjtë do të takohet me Presidentin e vendit, Rexhep Tajip Erdogan, përpara se t’u drejtohet autoriteteve turke, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe anëtarëve të trupit diplomatik. Në fund të ditës, Papa do të udhëtojë me aeroplan nga Ankaraja për në Stamboll, qytetin më të madh të Turqisë.
Në pasditen e 30 nëntorit, pas një ceremonie përshëndetjeje në Aeroportin Ataturk të Stambollit, Papa Leo XIV do të fillojë pjesën e dytë të Udhëtimit të tij Apostolik duke fluturuar për në Bejrut, Liban.
Me mbërritjen e tij, Papa do të takohet dhe do të zhvillojë takime të veçanta me Presidentin e Republikës, Presidentin e Asamblesë Kombëtare dhe Kryeministrin e Libanit. Më pas, ai do t’u mbajë fjalimin e tij të zakonshëm autoriteteve libaneze, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe anëtarëve të trupit diplomatik.
Ati i Shenjtë do të kremtojë më pas Meshën e Shenjtë në bregun e Bejrutit, ngjarja më e madhe e udhëtimit për në Liban.
