Shqipëria ditën e sotme do të përballet me një ditë me mot të paqëndrueshëm, ku reshjet e shiut do të dominojnë pjesën më të madhe të territorit, ndërsa temperaturat do të shënojnë një rënie të lehtë krahasuar me ditët e fundit.
Mëngjesi pritet të nisë me vranësira të dendura në të gjithë vendin, shoqëruar me reshje lokale në zonat perëndimore. Temperaturat e mëngjesit do të luhaten nga 6°C në zonat malore deri në 12°C në bregdet.
Gjatë mesditës, reshjet pritet të intensifikohen në qarqet Tiranë, Durrës, Shkodër dhe Lezhë, ndërsa në jugdo të ketë intervale me kthjellime të shkurtra. Temperaturat maksimale parashikohen të arrijnë deri në 14–16°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.
Në orët e pasdites dhe mbrëmjes, reshjet do të vijojnë me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Era do të fryjë mesatare në bregdet, ndërsa në zonat malore priten shtim i vranësirave dhe rënie e temperaturave deri në 3–4°C gjatë natës./ K.M
