Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi se ushtria dhe buxheti ushtarak i Rusisë duhet të kufizohen për të siguruar që lufta në Ukrainë të marrë fund realisht.
“Nëse duam të ndalojmë vazhdimin e kësaj lufte, atëherë duhet të kufizojmë ushtrinë e Rusisë dhe gjithashtu buxhetin e tyre ushtarak,” tha Kallas për gazetarët pas një videokonference me ministrat e jashtëm të BE-së, duke shtuar se çdo marrëveshje paqeje duhet të përfshijë edhe koncesione nga ana ruse.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy se ishte i gatshëm të avancojë me një kornizë të mbështetur nga SHBA për t’i dhënë fund luftës me Rusinë dhe të diskutonte pikat e kontestuara me Trump, në bisedime që sipas tij duhet të përfshijnë edhe aleatët evropianë./mxh
