Qyteti i Nju Jorkut është përfshirë nga një atmosferë shumë e këndshme prej shumëllojshmërisë së balonave gjigande të vendosura në Paradën e Ditës së Falënderimeve të Macy’s 2025.
Festimi vjetor i fryrjes së balonave mbahet këtë të mërkurë në zonën Upper Ëest Side të Manhattanit.
Ky vit do të jetë marshimi i 99-të vjetor i Paradës së Ditës së Falënderimeve të Macy’s dhe do të përfshijë një balonë të re të KPop Demon Hunters dhe një karrocë LABUBU, ndër të tjera.
“Çdo balonë që do të shihni në paradë po përgatitet që tani. Po i ulim të gjitha rrjetat, të gjitha tendat. Do t’i fryjmë balonat me helium”,-tha një zyrtar.
Zyrtarët thonë se duhen rreth 90 minuta për të fryrë çdo balonë dhe kur të përfundojnë, disa mund të jenë deri në pesë kate të larta.
