Mjekët paralajmërojnë se përdorimi i vazhdueshëm i telefonit, rrjeteve sociale dhe lojërave online po shkakton probleme serioze tek adoleshentët dhe të rinjtë. Përveç çrregullimeve të gjumit, vërehen simptoma si ankth, ulje e fokusit dhe lodhje e vazhdueshme.
Specialistët rekomandojnë kufizimin e përdorimit të pajisjeve pas orës 21:00 dhe krijimin e rutinës së gjumit pa ekran, për të përmirësuar cilësinë e pushimit dhe shëndetin mendor./KM
