Ministria e Jashtme e Sirisë ka dënuar ashpër atë që e ka cilësuar si një “sulm kriminal” të ushtrisë izraelite në qytetin Beit Jinn, në jugperëndim të Damaskut. Sipas autoriteteve siriane, forcat izraelite goditën zonwn me artileri dhe predha pasi një patrullë e tyre dështoi të depërtojë në territor.
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën, mes tyre dy fëmijë. Ende nuk ka një bilanc përfunimatr të të plagosurve, por numri i tyre dyshohet të jetë i lartë.
Autoritetet siriane thonë se vazhdimësia e bombardimeve dhe prania e dronëve izraelitë mbi zonë po e bën pothuajse të pamundur ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit. Mbrojtja Civile siriane njofton se nuk ka mundur të hyjë në Beit Jinn për të ndihmuar të plagosurit, pasi cdo lëvizje në terren po tentohte të goditet.
Damasku e ka quajtur sulmin një krim të ftohtqë lufte, duke akuzuar Izraelin për shënjestrim të qëllimshëm të civilëve dhe për shkelje flagrante të sovranitetit sirian.
Qeveria siriane ka kërkuar ndërhyrje urgjente të organizatave ndërkombëtare për të ndalur agresionin dhe për të mbrojtur popullsinë lokale.
Ndërkohë, vëzhguesit ndërkombëtarë thonë se operacionet ushtarake të Izraelit ne territorin sirian janë intensifikuar ndjeshëm gjatë muajve të fundit, me sulme më të shpeshta dhe më të ashpra ndaj zonave të banuara.
Situata në Beit Jinn mbetet e tensionuar, ndërsa autoritetet siriane paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet nëse sulmet vazhdojnë./mxh
