Last Updated on 01/12/2025 by Monika
Deputetja britanike Tulip Siddiq kritikoi procesin gjyqësor në Bangladesh, i cili e ka dënuar në mungesë me dy vite burg, duke e cilësuar atë si “të mangët dhe farsë”. Ajo tha se vendimi duhet trajtuar me përbuzje.
“Ky proces ka qenë i mangët dhe farsë nga fillimi deri në fund. Rezultati i këtij gjykimi të tipit ‘kangur’ është po aq i parashikueshëm sa edhe i pabazë,” deklaroi Siddiq për gazetën britanike The Guardian.
Tulip Siddiq, mbesa e ish-kryeministres së Bangladeshit, Sheikh Hasina, kishte dhënë dorëheqjen nga pozicioni i saj si ministre britanike për shërbimet financiare dhe luftën kundër korrupsionit në janar, pas shqyrtimit të lidhjeve të saj financiare me Hasina. Megjithatë, ajo vazhdon të jetë anëtare e Parlamentit britanik. Siddiq ka mohuar më parë akuzat, duke i cilësuar si një “fushatë politike për shpifje”.
