Ministrat e jashtëm të NATO-s janë mbledhur në Bruksel, aty ku po zhvillohen diskutimet mbi prioritetet e aleancës dhe çështjet e sigurisë, veçanërisht luftën në Ukrainë.
Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i aleancës ushtarake, deklaroi se bisedimet për paqen janë një shenjë pozitive, por, sipas tij, është e nevojshme të sigurohej që Ukraina të ishte në pozicionin më të fortë të mundshëm.
Është e rëndësishme që procesi i paqes të jetë aty dhe nëse zgjat shumë, ose nuk po sjell rezultate, mënyra më e mirë për të ushtruar presion mbi rusët është duke bërë dy gjëra. E para është të sigurohemi që rusët të kuptojnë se furnizimi I Ukrainës me armë do të vazhdojë. Kjo është pikërisht ajo që po ndodh sot, falë SHBA-së dhe falë evropianëve. Dhe së dyti, duke u siguruar që sanksionet ekonomike të jenë efektive. Kjo është gjithashtu pikërisht ajo që po ndodh.
Rutte tha gjithashtu se ishte në kontakt të vazhdueshëm me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, dhe ekipin e tij.
Edhe ministri I jashtëm gjerman, Johann Wadephul rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën duke theksuar se vendi I tij po I ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit.
Ne i mirëpresim të gjitha bisedimet që synojnë t’i japin fund kësaj lufte. Megjithatë nuk shohim ndonjë gatishmëri serioze nga pala ruse për të hyrë në negociata. Dhe kjo është arsyeja pse duhet të jemi të qartë se ku qëndrojmë. Ne qëndrojmë fort përkrah Ukrainës. Jemi të gatshëm dhe në gjendje t’i ofrojmë Ukrainës mbështetje afatgjatë. Kjo paketë e tregon këtë, dhe kështu e tregojnë edhe përpjekjet tona të mëtejshme, përfshirë në nivel evropian, për të shfrytëzuar asetet e ngrira ruse.
Nga ana tjetër, Estonia ka njoftuar se do të dërgojë trupa në Ukrainë nëse garancitë e sigurisë për vendin përfshijnë një forcë paqeje. Lajmi u konfirmua nga ministri I jashtëm, Margus Tsahkna.
Ndërkohë, ministri i jashtëm Letonez, u shpreh me tone të ashpra ndaj Rusisë. Ai theksoi se lideir rus po përpiqet të përçajë aleancën ushtarake përmes të ashtuquajturavem bisedime paqeje.
Askush nuk duhet të përpiqet të arrijë rezultate përmes të ashtuquajturave bisedime paqeje dhe kjo është ajo që Rusia po përpiqet të bëjë. Rusia po përpiqet të minojë reputacionin e SHBA-së në botë, Rusia po përpiqet të përçajë NATO-n dhe po përpiqet ta arrijë këtë përmes këtyre të ashtuquajturave bisedime paqeje. Ukraina meriton një paqe, një paqe të drejtë, një paqe afatgjatë.
Liderët evropianë janë në anën e Rusisë, por kjo e fundit nuk është treguar e hapur ndaj bisedimeve të paqes, të cilat i ka konsideruar të papranueshme. Një tjetër raund për negociata dështoi, ndërsa presioni shtohet gjithmonë e më shumë ndaj presidentit ukrainas, Zelensky./mxh
