Last Updated on 03/12/2025 by Monika
Një ngjarje e rëndë u shënua sot në zonën pranë urës Kouramades në Korfuz.
Mediat greke raportojnë se një makinë doli nga rruga duke rënë nga ura 7 metra e lartë.
Në makinë udhëtonte një grua 75-vjeçarë që humbi jetën dhe vajza e saj 48-vjeçare.
Në vendngjarje shkoi Departamenti i Zjarrfikësve, në përpjekje për të ndërhyrë.
Në fund, pasi pasagjerja e moshuar humbi jetën, ndërsa e bija që drejtonte automjetin i u dërgua në spital.
“Nxjerrja e një gruaje pa jetë dhe një gruaje tjetër të plagosur nga një makinë në zonën e Kouramades në Korfuz u përfundua. 8 zjarrfikës me 2 automjete u përfshinë në ndërhyrje”,-thuhet në deklaratën e Departamentit të Zjarrfikësve.
