Last Updated on 04/12/2025 by EL
Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Indi për një vizitë dyditore shtetërore. Menjëherë pasi zbriti, kryeministri indian Narendra Modi të cilin e quan mik, shkelI mbi protokoll për ta takuar personalisht në aeroport.
Putin do të ketë një darkë private me Modin të enjten në mbrëmje, para se liderët të zhvillojnë bisedime në nivel delegacionesh të premten.
Gjatë vizitës pritet të diskutohet bashkëpunimi në sektorët e mbrojtjes dhe hapësirës, si dhe çështja e prodhimit të përbashkët të avionëve luftarakë Sukhoi Su-57.
Po ashtu, Putin do të bëjë lansimin zyrtar në Indi të kanalit indian të rrjetit televiziv RT India, më 5 dhjetor.
Në krye të kësaj vizite mbahet edhe forumi biznesor India-Rusi në kryeqytet gjatë datave 4–5 dhjetor.
Sipas një deklarate të ndihmësit të Putin-it, vizita pritet të përmbyllet me një deklaratë të përbashkët dhe nënshkrimin e disa marrëveshjeve bilaterale në fusha të ndryshme: ekonomi, mbrojtje, teknologji, hapësirë, energji, dhe më shumë.
Tregtia dypalëshe mes Indisë dhe Rusisë u rrit me rreth 12% në 2024-ën, duke arritur rreth 63.6 miliardë dollarë, me bashkëpunim në industrinë e teknologjisë, hapësirë, miniera, transport, dhe migrim pune.
Para vizitës, Parlamenti rus ratifikoi një marrëveshje logjistike me Indi Reciprocal Exchange of Logistic Support (RELOS) që mund të lehtësojë përdorimin e bazave ushtarake dhe logjistikën e përbashkët nga të dy vendet.
Në axhendë janë edhe diskutime për bashkëpunim në energji bërthamore me reaktorë modularë, dhe mundësi për bashkëpunim në sektorë civilë dhe ushtarakë./E.T
