Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka dënuar si “të pajustifikueshëm” sulmet ndaj një kopshti dhe një spitali në Sudan, që sipas të dhënave të OKB-së kanë lënë të vdekur 114 persona, mes tyre 63 fëmijë.
Sulmet u kryen me dron të enjten në qytetin Kalogi, në rajonin e South Kordofan, një zonë e frontit në luftën civile që ka shkatërruar vendin që nga prilli i vitit 2023.
Forcat Rapid Support Forces (RSF), njëra nga palët në konflikt, u akuzuan për sulmin si nga ushtria ashtu edhe nga organizata mjekësore Sudan Doctors’ Network.
Në një zhvillim tjetër, RSF pretendon të ketë marrë kontrollin e fushës më të madhe naftëmbajtëse në Sudan, Heglig.
Lufta civile ka bërë që rajoni i Kordofanit, që përfshin North, South dhe West Kordofan, me një popullsi rreth 8 milionë banorë, të jetë një prej frontline-ve më të ashpra, ndërsa ushtria shtyn drejt Darfurit, që është nën kontrollin e RSF.
Sipas sistemit të OBSH-së për Sulmet ndaj Kujdesit Shëndetësor, 114 persona kanë humbur jetën dhe 35 janë plagosur në këtë akt të dhunshëm./mxh
