Last Updated on 12/11/2026 by EL
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 17:15, në kryqëzimin e Rrilës, në Lezhë. Sipas informacioneve paraprake, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. P., 30 vjeç, ka përplasur këmbësoren P. K., rreth 78 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, e moshuara ka mbetur e lënduar dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihet mbi gjendjen e saj shëndetësore.
Ndërkohë, ndaj drejtuesit të automjetit kanë nisur veprimet procedurale. Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit./et
