Last Updated on 26/11/2025 by Monika
Një aksident i rëndë rrugor u regjistrua pasditen e sotme në Mallakastër, ku dy automjete u përplasën në aksin “Levan–Tepelenë”, në afërsi të Poçemit, duke lënë të plagosur tre persona.
Autoritetet ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë shkaqet e ngjarjes.
Mallakastër/Informacion paraprak
Rreth orës 16:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në Poçem, automjeti me drejtues shtetasin B. H., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. A.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi L. A., dhe dy pasagjeret në automjete, shtetaset M. H., 44 vjeçe dhe E. A., 39 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./mxh
