Last Updated on 26/08/2025 by adminfjala
Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja.
Departamenti i Transportit bëri të ditur më 26 gusht se Kalifornia, Washingtoni dhe Neë Mexico rrezikojnë të humbasin rreth 50 milionë dollarë në fonde, nëse brenda 30 ditësh nuk përshtatin ligjet e tyre me standardet federale për aftësitë gjuhësore të drejtuesve të mjeteve të rënda.
Ligji federal amerikan kërkon që kandidatët për patentë të kamionëve të kalojnë një test me shkrim dhe të jenë në gjendje të identifikojnë në anglisht pjesët e automjeteve.
Megjithatë, ky standard ka ngjallur shqetësime tek shoferët që e kanë anglishten gjuhë të dytë.
Ky hap vjen pasi administrata ka ndërmarrë një sërë masash kundër shoferëve të huaj që nuk flasin anglisht. Javën e kaluar, Sekretari i Shtetit Marco Rubio njoftoi pezullimin e menjëhershëm të vizave të punës për shoferët e kamionëve nga vende të tjera. m.p.
