Dy nga banorët më të spikatur në këtë sezon të ” BV Kosova” janë Edi dhe Benita. Gjithmonë është vënë në dukej afërsia e tyre brenda shtëpisë dhe ndjekësit e këtij formati mendojnë se mes tyre ka një pëlqim.
Mesa duket këtu diçka po fshihet. Mbrëmjen e djeshme ka qarkulluar një foto, ku shfaqen bashkë Benita dhe Edi para disa vitesh. Duket qartë se ata njihen mjaft mirë me njëri-tjetrin, por aludohet se mund të kenë qenë në një lidhje. Deri më tani asnjë nga ata të dy nuk e ka shprehur se janë takuar apo njihen më përpara edicionit të “BBVK”.

Duket se dyshja para shumë vitesh kishin një raport tejet të ngushtë me njëri tjetrin.
