Sali Berisha e ka cilësuar si një nderim për demokratët dhe sakrificën e tyre emërimin e tij si zëvendëspresident i CDI.
Gjatë fjalës së tij në “Foltoren 2”, Berisha u shpreh se sot vjen nga Brazili, duke u thënë mbështetësve se kanë përkrahës në mbarë botën në luftën kundër “të keqes”, siç e quajti ai qeverinë. Ai u ka bërë thirrje që “kjo betejë të vijojë”.
“Vij sot nga Brazili për t’ju garantuar se kemi miq më shumë se kurrë. Në betejën me të keqen me të cilën përballemi, nuk jemi vetëm; kemi mbështetje nga njerëzit që duan lirinë në mbarë botën. Ai nderim që më bëri Internacionalja Demokratike e Qendrës duke më zgjedhur në postin e lartë të zëvendëspresidentit është nderim për sakrificat tuaja, për qëndresën tuaj”, tha ai. m.p.
