Last Updated on 12/11/2025 by EL
Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul, i kërkoi Ukrainës të marrë “masa vendimtare” kundër korrupsionit, që mbështetja perëndimore të mbetet e besueshme.
Gjermania ia bëri të qartë homologut ukrainas Andrii Sybiha se “nevojitet luftë vendimtare ndaj korrupsionit për të ruajtur besueshmërinë e ndihmës nga Perëndimi”, theksoi Wadephul në margjinat e takimit të ministrave të Jashtëm të G7-s, që po zhvillohet në Kanada.
Më herët, Wadephul u takua me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, si dhe me homologët francez Jean-Noel Barrot dhe italian Antonio Tajani.
Sipas Wadephulit, ministrat e G7-s rikonfirmuan mbështetjen për Ukrainën dhe institucionet e saj të pavarura në luftën kundër korrupsionit, duke nënvizuar se vazhdojnë të qëndrojnë pranë Kievit edhe në betejën kundër agresionit rus. m.p.
