Last Updated on 08/12/2025 by EL
Një efektiv policie ka rënë në pranga në Greqi pasi akuzohet për dhunë ndaj një të mituri 12-vjeçar. Mësohet se efektivi ka dhunuar të miturin gjatë një kontrolli rutinë ndërsa ky i fundit u paraqit në komisariat së bashku me të ëmën pas ngjarjes.
Mediat greke raportojnë se të miturit ia treguan me foto 15 oficerë policie dhe ai identifikoi dhunuesin. Nga hetimet paraprake, deklaratat e fqinjëve dhe shokëve të të miturit të cilët ishën të pranishëm gjatë kontrollit, nuk u provua se është ushtruar dhunë.
Mëgjithatë, autoritetet greke do të kryejnë një ekzaminim mjeko-ligjor për të dokumentuar rastin në fjalë dhe për të kuptuar nëse i mituri ka shenja dhune./e.t
