Senati amerikan ka miratuar projektligjin e mbështetur nga Dhoma e Përfaqësuesve, i cili detyron Departamentin e Drejtësisë të publikojë dosjet e çështjes Epstein.
Meqenëse projektligji gjeti consensus te plote pritet dergimi tek presidenti amerikan per nenshkrim. Në sallën e Senatit, udhëheqësi demokrat Chuck Schumer akuzoi Trumpin se është përpjekur ta mbulojë Jeffrey Epstein dhe tha se Kongresi po ndërhynte për të detyruar më në fund Departamentin e Drejtësisë të publikojë dosjet e Epstein.
Schumer theksoi se KJO nuk ishte një luftë partiake, por një përgjigje ndaj presionit të fortë publik për transparencë.
Ky vendim vjen pak ditë, pasi presidenti amerikan, Donald Trump kërkoi që të publikohen të gjitha dosjet e Jeffry Epstein, ndërsa u shpreh i bindur se nuk ka bërë asnjë shkelje në lidhje me këtë çështje që ka shkaktuar reagime të forta në Amerikë dhe jo vetëm./MXH
