Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar sot drejt Katarit teksa është pritur në një takim zyrtar nga homologu i tij, njëkohësisht ministër i Punëve të Jashtme, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.
Rama ka ndarë disa sekuenca nga takimi teksa ka shkruar se u diskutua për thellim të bashkëpunimit mes palëve dhe për projekte me rëndësi të lartë për Shqipërinë.
“Doha, Katar – Në rezidencën e Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, ku biseduam për thellimin e bashkëpunimit dhe disa projekte me peshë të rëndësishme për Shqipërinë”. m.p.
