Mumiet nga vende të ndryshme të botës mbushën Muzeun e Njeriut në Paris për një ekspozitë që fokusohet në teknikën e lashtë të ruajtjes së trupave.
Ekspozita, me titull “Momies” (“Mumiet”), përfshiu tetë mumie të zbuluara në Amerikën e Jugut, Egjipt dhe Francë.
“Është kryesisht një çështje personale lidhur me vdekjen, të vdekurit dhe mumiet. Ne u përpoqëm t’i paraqesim ato me respekt të sinqertë,” tha Pascal Sellier, një studiues i lartë në institutet CNRS. “Ekspozita është përqendruar tek personat vetë – kush ishin dhe çfarë bënin.”
Një nga mumiet e shfaqura është “Njeriu Chachapoya” nga Peruja, i zbuluar në vitin 1977 në një mausoleum në Ande. Sellier shtoi se kjo mumie frymëzoi piktorin francez Paul Gauguin dhe disa mendojnë se ndikoi në krijimin e veprës “The Scream” të Edvard Munch.
Disa trupa janë mumifikuar në pozicion ulur, të tjerët shtrirë. Dhe jo të gjithë ishin të zhveshur – disa ishin të veshur dhe të mbuluar me shiritë.
Për të ndihmuar vizitorët më të ndjeshëm, pranë mostrave u vunë perde që bllokonin shikimin e menjëhershëm.
Vizitorët mund të mësojnë gjithashtu për teknikat e mumifikimit gjatë shekujve, nga eviscerimi në lashtësi deri tek teknikat më moderne që përdorin zëvendësimin e gjakut me lëngje konservuese, sipas Sellier./MXH
