Last Updated on 20/09/2025 by adminfjala
Estonia e ka cilësuar si provokim nga Rusia, pasi avionët rus shkelën hapësirën e saj ajrore.
“Provokimet në rritje të Rusisë kundër shteteve të NATO-s janë pjesë e një strategjie që synon t’i dërgojë një mesazh Perëndimit: se përparësia e saj duhet të jetë diskutimi se si të mbrohet, në vend që të mendojë për mbështetjen e Ukrainës”, tha sot Ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur.
Pevkur shtoi se reagimi i shpejtë i NATO-s tregoi nivelin e lartë të përgatitjes së Aleancës dhe gatishmërinë e saj për të përdorur të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur qiejt dhe territorin evropian. m.p.
