Papi Leo, kreu i parë amerikan i Kishës Katolike, sugjeroi që amerikanët të përqendrohen tek mirënjohja gjatë darkës së Festës së Falënderimeve këtë vit.
Duke folur për gazetarët në Castel Gandolfo, rezidenca e tij pranë Romës, Papi u shpreh se do të inkurajonte amerikanët të shënojnë këtë festë, që mbahet të enjten (27 nëntor), duke promovuar paqen dhe duke falënderuar Zotin ose duke i thënë “faleminderit dikujt”.
Leo, me origjinë nga Çikago, do të niset për udhëtimin e tij të parë jashtë vendit në Ditën e Falënderimeve.
Ai do të udhëtojë në Turqi dhe Liban, ku pritet të bëjë thirrje për paqe në rajon dhe të nxisë bashkimin midis kishave të krishtera që kanë qenë të ndara për një kohë të gjatë./mxh
