Last Updated on 11/11/2025 by Monika
Pas atentatit në Rinas, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi në drejtim të Fushë-Krujës. Ata kanë ndaluar në fshatin Halil, ku kanë djegur automjetin që përdorën në atentat.
Makina është djegur në një zonë të pyllëzuar, pranë përroit të fshatit.
Nga atentati mbeti i vrarë Glimando Dani, ndërsa u plagos rëndë Muçi Shaljani, i njohur me nofkën Sheqeri.
Forca të shumta të policisë dhe të RENEA-s ndodhen aktualisht në terren, duke kontrolluar zonën për të lokalizuar autorët. Distanca mes Rinasit dhe Halilit është vetëm 14 kilometra, çka tregon se atentatorët kanë vepruar me saktësi dhe plan te qarte arratisje./MXH
