Megjithatë, njerëzit s’e pritën fare mirë faktin që Arbana ftoi Feron në këtë podkast, duke e kritikuar ashpër moderatoren.
Disa u shprehën se Arbana po ndihmon dhunuesit të “pastrojnë imazhin” dhe po u jep zë atyre.
Të tjerë, komentuan se Arbana do të marrë klikime me Feron.
Nuk munguan as komentet që rikujtonin intervistën e vjetër të Feros, ku fliste për Arbenitën dhe shprehej se “ajo donte të ishte e lirë dhe jo në kontrollin e tij”.
Kjo nuk është e para herë që Arbana kritikohet për të ftuarit e saj në emision. Publiku nuk e mirëpriti faktin që ajo intervistoi princin Leka dhe partneren e tij, Blertën. /K.M