Në rajonin e Lombardisë, Italia ka ndërtuar një pjesë eksperimentale autostrade që karikon automjetet elektrike teksa ato ecin. Kjo teknologji, e quajtur “Dynamic Wireless Power Transfer”, funksionon përmes një sistemi kabllosh nën asfalt që dërgojnë energji drejt automjeteve nëpërmjet valëve elektromagnetike.
Ky projekt inovativ synon të ulë ndjeshëm nevojën për stacione karikimi dhe të nxisë përdorimin e makinave elektrike në distanca të gjata. Inxhinierët italianë kanë deklaruar se, nëse testi rezulton i suksesshëm, rrugë të tilla do të ndërtohen në të gjithë vendin deri në vitin 2030. Ky është një hap i madh drejt një Evrope më të gjelbër dhe më të qëndrueshme në aspektin mjedisor./ K.M
