I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Jared Kushner, u takua sot në Jerusalem me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, në kuadër të përpjekjeve të Uashingtonit për të siguruar zbatimin e armëpushimit në Rripin e Gazës, pas lirimit të shumicës së pengjeve.
Armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit, i arritur më 10 tetor nën ndërmjetësimin amerikan, ka sjellë ulje të ndjeshme të dhunës, lirimin e disa të burgosurve palestinezë dhe pothuajse të gjithë pengjeve izraelitë.
Zyra e Netanyahut konfirmoi takimin me Kushnerin, dhëndrin dhe ish-këshilltarin e presidentit amerikan Donald Trump, pa dhënë detaje për përmbajtjen e bisedimeve.
Sipas mediave izraelite, vizita vjen në një moment kur SHBA po përpiqet të përcaktojë fazat e ardhshme të armëpushimit, pas lirimit pothuajse të plotë të pengjeve./MXH
