Last Updated on 18/11/2025 by Monika
Një konflikt për motive të dobëta në lagjen “15 Tetori” të Fierit përfundoi me plagosjen e shtetasit D. D., 33 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia po punon për kapjen e autorit, J. R., ndërsa grupi hetimor po zbardh rrethanat e ngjarjes.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 18:30, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. R., ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasin D. D., 33 vjeç, banues në Roskovec, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit J. R.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
