Kremlini deklaroi të enjten se çdo plan paqeje për Ukrainën duhet të adresojë “shkaqet rrënjësore” të konfliktit dhe konfirmoi se, megjithë disa kontakte me Shtetet e Bashkuara, aktualisht nuk ka negociata formale me Uashingtonin.
Mediat amerikane raportuan se SHBA i ka sinjalizuar presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy që Kievi duhet të pranojë një kornizë të hartuar nga Uashingtoni, e cila përfshin heqjen dorë nga disa territore lindore dhe reduktimin e disa armëve, në këmbim të garancive të sigurisë nga SHBA për Ukrainën dhe Evropën.
Kremlini mohoi të kishte diçka të re për të shtuar pas samitit të kaluar në Anchorage, duke theksuar se nuk ka proces konsultimesh. Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se çdo zgjidhje duhet të çojë në eliminimin e shkaqeve të konfliktit, ndërsa Rusia vazhdon të kërkojë që Ukraina të heqë dorë nga aspiratat për t’u anëtarësuar në NATO, të mbetet neutrale dhe të kufizojë ushtrinë.
Nga ana tjetër, Perëndimi dhe Ukraina e konsiderojnë luftën si një agresion të stilit imperial nga Moska dhe deklarojnë se do t’i rezistojnë ambicieve ruse./MXH
