Last Updated on 13/08/2025 by adminfjala
Kuvendi i Kosovës do të rifillojë të mblidhet për konstituuimin e tij pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me ngërçin e krijuar. Të premten është publikuar njoftimi që ka sqaruar rrugën që duhet të ndiqet por në fuqi mbetet masa e pezullimit deri në publikimin e aktgjykimit të ri.
Nga Kushtetuesja nuk u deklaruan se kur pritet të publikohet aktgjykimi i plotë, por njohësit thonë se procedurat e brendshme që përfshirjnë edhe përkthimin e aktgjykimit në tri gjuhë bën që të ketë vonesa.
Vullnet Bugaqku KDI, shprehet: “Afate ligjore e procedurale nuk ka të përcaktuara, as në ligj të Gjykatës Kushtetuese dhe as në Kushtetutë megjithatë praktika e të kalurës ka dëshmaur që ka pasur raste që jo më shumë se 5-7 ditë është vonuar publikimi i një aktjgykimi nga momenti i shpalljes së njoftimit”.
Lëvizja Vetëvendosje është shprehur e pakënaqur me vendimin, sidomos me kufizimin që një kandidat të mund të propozohet deri në tri herë. Në lidhje me këtë vendim, në aktgjykimin e plotë pritet të sqarohet se pse është vendosur në këtë mënyrë por mund të jetë që të ruhet frëndësia e pozitës së kryeparlamentarit.
Njohësit thonë se sërish grupi më i madh parlamentar është favorizuar pasi ka të drejtën e propozimit edhe të emrave të tjerë. m.p.
