Aktor i njohur turk, Çağatay Ulusoy, ka shtuar një titull të ri në koleksionin e tij, këtë herë duke u bazuar plotësisht në votën e publikut. Sipas raportimeve të mediave turke, përfshirë “Sonsöz Gazetesi”, një sondazh i zhvilluar këtë muaj në një platformë ndërkombëtare e ka zgjedhur yllin e serialeve si “Mashkulli më i Pashëm i Turqisë”.
Në garë ishin emra të shumtë të njohur të showbiz-it turk, por Çağatay arriti të grumbullojë numrin më të madh të votave, duke dëshmuar popullaritetin e tij që shtrihet përtej kufijve të vendit. Ky titull është krejtësisht i ndryshëm nga ai që kishte fituar në vitin 2010, kur u shpall “Modeli më i Mirë i Turqisë”, një vlerësim profesional që i hapi rrugën karrierës së tij në aktrim.
Sondazhi i nëntorit 2025 reflekton ndikimin dhe pëlqyeshmërinë aktuale të aktorit, pas sukseseve të tij të mëdha në platformat dixhitale me serialet “Kübra” dhe rolin transformues në “Gaddar” apo së fundmi serialin “Eşref Rüya”, krah aktores Demet Ozdemir. Publiku ka treguar se Ulusoy nuk është vetëm një aktor i talentuar, por edhe një ikonë stili në industrinë turke./ K.M
