Mbreti i Britanisë, Charles, festoi ditëlindjen e tij duke marrë drejtimin e një treni të South Wales Metro, gjatë hapjes zyrtare të depotit të ri në Taff’s Well. Monarku u ul në kabinën e drejtuesit, mori udhëzime dhe lëvizi trenin përgjatë platformës, ndërsa një ekran në bord tregonte mesazhin “Gëzuar ditëlindjen, Madhëri!”.
Ai përshëndeti stafin dhe të pranishmit dhe vizitoi objektin gjatë ceremonisë. Më parë, në Merthyr Tydfil, Mbreti dhe Mbretëresha Camilla morën pjesë në një pritje në Kështjellën Cyfarthfa, ku të pranishmit kënduan “Happy Birthday” dhe Charles preku tortën e formësuar si kështjella 200-vjeçare. Çifti mbretëror takoi mysafirët brenda dhe jashtë kështjellës gjatë ngjarjes./MXH
