Astronomët kanë zbuluar një planet të ri, të quajtur Gliese 12 b, i cili ndodhet rreth 40 vite dritë larg Tokës dhe konsiderohet një nga kandidaturat më premtuese për të pasur kushte të ngjashme me jetën tokësore.
Sipas NASA-s dhe ekipit të teleskopit TESS, Gliese 12 b rrotullohet rreth një ylli xhuxh të ftohtë të quajtur Gliese 12 dhe e përfundon një orbitë çdo 12.8 ditë. Planeti është afërsisht i njëjtë në madhësi me Tokën, dhe ndodhet në zonën e ashtuquajtur “të banueshme” — distanca ku temperatura mund të lejojë ekzistencën e ujit në formë të lëngshme.
Megjithatë, shkencëtarët theksojnë se ende nuk dihet nëse Gliese 12 b ka atmosferë, gjë që është thelbësore për ekzistencën e jetës. Misionet e ardhshme hapësinore, përfshirë teleskopin James Webb, do të përpiqen të analizojnë përbërjen e tij për të zbuluar shenja gazi si oksigjeni apo metani./KM
