Last Updated on 22/10/2025 by MB
Muzeu Maison des Lumières, kushtuar filozofit Denis Diderot, ka rënë pre e grabitësve pas vjedhjeve në muzeun e Luvrit. Sipas raportimeve, autorët kanë vjedhur monedha ari dhe argjendi ndërsa ende nuk janë identifikuar nga autoritetet franceze.
Grabitësit kanë hyrë me forcë nga dera e përparme dhe kanë thyer një vitrinë duke kryer më pas grabitjen. Autorët vodhën 1,633 monedha argjendi dhe 319 monedha ari, që datojnë nga viti 1790 deri në vitin 1840.
“Autoritetet e zbatimit të ligjit u njoftuan menjëherë dhe shkuan në vendngjarje. Të shoqëruar nga personi përgjegjës për vendin, ata kryen një inspektim të plotë të muzeut. Sipas vëzhgimeve fillestare, një pjesë e ‘thesarit të muzeut’ është zhdukur. Ekipet e muzeut aktualisht po bëjnë një regjistrim të saktë të objekteve që do t’ia dorëzojnë policisë”, thuhet në një njoftim për shtyp të qytetit, të raportuar nga France Info. m.p.