Duket se ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 3”, Edi, nuk e ka harruar ende emocionin e jetës brenda shtëpisë më të famshme në vend. Pas daljes së tij vullnetare nga formati kosovar, ku u bë viral me paralajmërimin “do e thyej derën” – ai ka bërë një tjetër lëvizje që po komentohet gjerësisht në rrjete sociale.
Në një Instastory, Edi i është drejtuar publikisht produksionit të “Big Brother VIP Albania”, duke kërkuar të marrë pjesë në edicionin e pestë të spektaklit:
“BBVA, dërgomani ftesën, s’di qysh me apliku,” – ka shkruar ai, duke shtuar një emoji me të qeshura, si për t’i dhënë një notë humori dëshirës së tij.
Kjo nuk është hera e parë që ai shpreh publikisht dëshirën për t’u bërë pjesë e “Big Brother VIP Albania”. Edhe më herët, gjatë kohës që Gjesti ishte pjesë e shtëpisë në sezonin e katërt, Edi kishte bërë një thirrje të ngjashme, duke treguar hapur pasionin e tij për formatin.
Ndërkohë, sezoni i pestë i BBVA pritet të nisë rreth mesit të dhjetorit, edhe pse data zyrtare ende nuk është konfirmuar./ K.M