Tre kamikazë kanë sulmuar selinë e Policisë Kufitare në Peshawar të Pakistanit, duke lënë të paktën 3 persona të vdekur dhe 5 të tjerë të plagosur.
Sipas autoriteteve, atentatorët hynë me forcë në ndërtesë dhe aktivizuan jelekët shpërthyes brenda ambienteve të brendshme. Pamjet e siguruara nga vendngjarja tregojnë momentin tronditës të shpërthimit.
Deri tani, asnjë grup militant nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Ndërkohë, policia pakistaneze ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e organizatorëve.
Ngjarja vjen vetëm pak ditë pas një sulmi tjetër vetëvrasës pranë një gjykate në Islamabad, ku humbën jetën 12 persona.
