Këtë të diel vendi ynë, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit.
Në zonat qendrore, reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar dhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra.
Pas orëve të pasdites, reshjet do të reduktohen gradualisht dhe do të ketë përmirësim të kushteve të motit. /K.M
