Mbrëmjen e djeshme në natën e dytë të spektaklit “BBV Kosova” kanë ndodhur shumë situata, disa të paparashikuara nga produksioni dhe disa skena nga dhoma e rrëfimit janë publikuar për herë të parë gjatë prime-t.
Një ndër to ka qenë edhe një klip tronditës, ku banorja Linda Rei shfaqet në gjendje të rënduar, të tensionuar, duke ulëritur ndaj produksionit dhe duke kërkuar me ngulm matjen e insulinës, një proces thelbësor për të mbajtur nën kontroll gjendjen e saj shëndetësore. Linda vuan nga diabeti dhe matja e insulinës është një proces i domosdoshëm për të mbajtur nën kontroll gjendjen e saj shëndetësore.
E gjithë kjo situatë u shkaktua, pasi produksioni i ka kërkuar Lindës ta përdorë aparatin për matjen e insulinës nën mbikëqyrjen e stafit, pasi kjo lloj pajisje, për arsye sigurie, nuk lejohet të mbahet brenda shtëpisë.
Pas shfaqjes së klipit komentet e ndjekësve në rrjete sociale kanë qenë të shumta, u kritikojnë rregullat shumë të ashpra të produksionit, në raste të tilla kur ka të bëjë me shëndetin.
