Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 goditi Filipinet jugore dhe instituti sizmologjik paralajmëroi se dëme dhe lëkundje të tjera janë të mundshme. Tërmeti ndodhi rreth 20 kilometra larg qytetit të Manay-it, në rajonin Mindanao.
Instituti Filipinez i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë paralajmëroi se “pritet cunam shkatërrues me lartësi valësh kërcënuese për jetën” në bregun lindor të arkipelagut, duke i këshilluar banorët e zonave bregdetare të evakuohen menjëherë. Paralajmërimi për cunami u hoq disa orë më vonë.
Dridhja e parë, më e fuqishmja, u pasua nga një e dytë, me një magnitudë 6.3 e më pas të tjera, që varionin nga 4.8 në 5.6. Presidenti Ferdinand Marcos Jr. tha se dëmet e mundshme po vlerësohen dhe se ekipet e kërkimit e të shpëtimit po përgatiteshin e do të dislokoheshin sapo të jetë e sigurt për ta bërë këtë.
Vetëm 11 ditë më parë, një tjetër tërmet me magnitudë 6.9 vrau 74 persona dhe shkatërroi ose dëmtoi afro 72 mijë ndërtesa në ishullin qendror të Cebusë.
