“Big Brother VIP” rikthehet në ekranet shqiptare në edicionin e tij të 5-të. Reality show më i ndjekur në Shqipëri do të nisë në muajin dhjetor.
Edhe këtë vit, ky spektakël telviziv premton shumë të papritura për publikun, me supriza si për zgjedhjen e personazheve, ashtu edhe për sfidat dhe lojërat që do të zhvillohen.
Big Brother është një program televiziv i krijuar nga John de Mol Jr., i transmetuar për herë të parë në Holandë në vitin 1999 dhe më pas i shpërndarë ndërkombëtarisht duke filluar nga viti 2000.
Pjesëmarrësit monitorohen vazhdimisht nga kamera televizive dhe mikrofonë personalë gjatë qëndrimit të tyre në një shtëpi. Gjatë gjithë rrjedhës së programit, ata votohen për t’u larguar nga shtëpia (zakonisht çdo javë) derisa të mbetet vetëm njëri dhe të fitojë çmimin e madh monetar.
Në edicionin VIP përballen në garë një sërë konkurrentësh, që njihen nga publiku për shkak të profesionit të tyre ose jetës publike shumë të përfolur.
