Roja Bregdetare e SHBA-së kreu operacione shpëtimi me helikopter në shtetin veriperëndimor të Uashingtonit të enjten (11 dhjetor), pas përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut gjatë disa ditëve.
Video e siguruar nga Roja Bregdetare tregon shpëtimtarët duke evakuuar me helikopter dy persona të bllokuar në një shtëpi të përmbytur. Autoritetet thanë se të mbijetuarit u dërguan në një zonë të afërt për të marrë ndihmë mjekësore.
Reshjet e dendura që përfshinë rajonin e Paqësorit veriperëndimor shkaktuan përmbytje të gjera në Oregon, pjesë të shtetit të Uashingtonit dhe në British Columbia, duke mbyllur dhjetëra rrugë dhe duke detyruar evakuimin e dhjetëra mijëra banorëve.
Guvernatori i Uashingtonit, Bob Ferguson, shpalli gjendje emergjence dhe këshilloi banorët të evakuohen aty ku ishte e nevojshme. Në një intervistë për CNN të enjten në mbrëmje, ai rishikoi parashikimet e mëparshme për përmbytjet, duke thënë se lumi Skagit pritet të arrijë nivele historike “në mesditën e së premtes” (12 dhjetor), më herët parashikohej që kulmi të ishte vonë në natën e së enjtes./mxh
