Një eksperiment revolucionar në Universitetin e Kalifornisë ka treguar se stimulimi i lehtë elektrik në tru mund të përmirësojë ndjeshëm kujtesën afatshkurtër. Pjesëmarrësit në studim raportuan një rritje deri në 20% të aftësisë për të kujtuar informacione pas vetëm disa seancave trajtimi.
Shkencëtarët përdorën impulse shumë të dobëta elektrike, të cilat aktivizonin zonat e trurit përgjegjëse për kujtesën dhe përqendrimin. Rezultatet janë parë si një hap gjigant drejt trajtimit të sëmundjeve si Alzheimer dhe demenca, që prekin miliona njerëz në mbarë botën.
Megjithatë, studiuesit paralajmërojnë se metoda nuk është ende gati për përdorim klinik. Testet e ardhshme do të synojnë të përcaktojnë sigurinë afatgjatë të stimulimit elektrik dhe efektet e tij tek truri njerëzor./K.M
