Last Updated on 30/09/2025 by adminfjala
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar grupin militant Hamasi se ka vetëm “tre ose katër ditë” për të dhënë një përgjigje përfundimtare lidhur me propozimin e tij për paqe.
Duke folur shkurtimisht me gazetarët para nisjes për në Virginia, ku do të takohet me zyrtarë të lartë ushtarakë, Trump tha se “jemi duke pritur vetëm nga Hamasi” dhe shtoi se ka “shumë pak” hapësirë për negociata. Ai theksoi se kërkesat kryesore janë kthimi i pengjeve dhe sjellja e mirë.
Nëse Hamasi refuzon marrëveshjen, Trump paralajmëroi: “Do ta le Israelin të bëjë çfarë duhet të bëjë.”
Deklaratat e tij vijnë në një moment kritik për Lindjen e Mesme, ku tensionet mes Izraelit dhe Hamasit janë ende të larta. Komuniteti ndërkombëtar ndjek me shqetësim çdo zhvillim, ndërsa presioni ndaj Hamasit për të pranuar kushtet e propozuara po rritet.
Trump nuk dha detaje të mëtejshme për përmbajtjen e marrëveshjes, por theksoi se vendimi i Hamasit do të përcaktojë rrjedhën e ngjarjeve në ditët në vijim./E.S
