Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kanada, ku një adapter karikimi shpërtheu sapo një Tesla u lidh me energjinë elektrike. Shoferi po përpiqej ta karikonte makinën në një stacion publik jo të Teslas në British Columbia, duke përdorur një adapter të një marke tjetër. Sapo e lidhi, ndodhi një shpërthim i fortë për shkak të një “lidhje të shkurtër”.
Për fat të mirë, shoferi ndodhej disa hapa larg dhe pësoi vetëm gërvishtje të lehta, ndërsa bashkëshortja e tij në makinë mbeti e palënduar. Hetimet zbuluan se adapterët nuk ishin të certifikuar për përdorim në Kanada, ndërsa karikuesi dërgoi tension “jonormal” që shkaktoi shpërthimin dhe e copëtoi adaptorin në disa pjesë.
Kreu i fabrikës gjermane të Tesla-s pranë Berlinit ka shprehur optimizëm për prodhimin, edhe pse tregu i makinave elektrike mbetet sfidues. Menaxheri André Thierig deklaroi se shitjet aktualisht janë të mira dhe se kompania ka rritur planet e prodhimit për tremujorin e tretë dhe të katërt. Sipas tij, Tesla furnizon mbi 30 tregje dhe tendenca mbetet pozitive, përtej atij gjerman.