Një hetim u përfundua pas ankesave se një mësues në shkollën Greenbrae i kishte thënë nxënësve të klasës së gjashtë se “Santa nuk ekziston”. Ngjarja ndodhi gjatë një diskutimi për Ditën e Shënjtorëve, kur nxënësit pyetën për Shën Nikollën, i cili frymëzoi figurën e Babagjyshit të Krishtlindjeve.
Këshilli i qytetit tha se stafi ka marrë mësime nga rasti për të ditur si të trajtojë diskutime të ndjeshme me nxënësit. Autoritetet theksuan se e kuptojnë rëndësinë e magjisë dhe gëzimit të sezonit festiv dhe falënderuan prindërit që ngritën shqetësimet e tyre./MXH
