Last Updated on 13/11/2025 by EL
Një pasagjer britanik i dehur refuzoi të ulej gjatë zbritjes, duke e detyruar pilotin të rrotullonte aeroplanin rreth dhe mbi Aeroportin e Bristolit në Angli, duke shkaktuar edhe panik te pasagjerët e shumtë.
Policia u thirr menjëherë, por autori sulmoi edhe oficerët. Kaosi u zhvillua në një fluturim nga Krakow i Polonisë për në Bristol, më 11 nëntor 2025.
Videoja e filmuar nga pasagjeri tjetër Kacper Bujak tregon burrin duke sharë, duke debatuar me ekuipazhin e kabinës dhe duke u përleshur me stafin e sigurisë që u përpoqën ta mbanin atë, sipas Daily Mail.
Në një moment, ai madje kthehet nga Bujaku dhe i tregon gishtin e mesëm. Debati u përshkallëzua kur burri filloi t’i quante personelin e sigurisë “plehra” ndërsa ishte i prangosur.
Pasagjerët i thanë të qetësohej sepse kishte fëmijë në fluturim. Ndërsa avioni po i afrohej uljes, ai refuzoi t’u bindej urdhrave të përsëritura për t’u ulur, duke e detyruar pilotin të braktiste afrimin drejt aeroportit.
“Burri bënte zhurmë gjatë pjesës më të madhe të fluturimit”, tha Bujak. “Sapo mbaroi së piri, filloi të bënte rrëmujë”, shtoi ai.
Videoja përfundon ndërsa pasagjerët zbresin, por Bujak tha se policisë i është dashur më shumë se një orë për ta larguar burrin, duke vonuar nisjen e planifikuar të radhës së avionit për në Krakov.
“Ekuipazhi i fluturimit nga Krakow për në Bristol (11 nëntor) thirri policinë për ndihmë pas sjelljes së papërshtatshme të një pasagjeri. Policia po priste mbërritjen e avionit në Bristol dhe largoi pasagjerin shqetësues. Ryanair ka një politikë zero tolerance ndaj sjelljes së papërshtatshme nga pasagjerët dhe do të vazhdojë të ndërmarrë veprime vendimtare për të siguruar që të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi të udhëtojnë në një mjedis të respektueshëm dhe pa stres”, tha një zëdhënës i kompanisë./E.T
