Shtatë truprojat e kryebashkiakut meksikan Carlos Manzo janë arrestuar si të dyshuar për vrasjen e tij. Kështu njoftoi Prokuroria.
Zyrtarët thanë se truprojat, të cilët ishin oficerë aktivë policie, dyshohen për përfshirje në “vrasje të rëndë”. Kryebashkiaku i Uruapan u vra më 1 nëntor, në mes të ditës dhe para familjes së tij.
Autori i dyshuar ishte një 17-vjeçar, i cili më pas u vra nga vetë truprojat e Manzos. Autoritetet dyshojnë se pas sulmit qëndronte krimi i organizuar.
Vrasja ndodhi gjatë një aktiviteti dhe shkaktoi tronditje të madhe në Meksikë. Protestat kundër qeverisë u shtuan dhe forcat federale u dërguan për të forcuar sigurinë në shtetin Michoacán.
Deri ditën e arrestimit të tyre, shtatë truprojat vazhdonin të ishin në detyrë dhe mbronin të venë e tij, Grecia Quiroz, e cila u caktua kryebashkiake e re nga Kongresi i shtetit./ K.M
