Një studim i fundit nga Qendra e Kërkimeve Neurologjike në Lion të Francës ka sjellë dritë mbi misterin e kujtimeve të ëndrrave. Sipas studiuesve, truri i njerëzve që kujtojnë shpesh ëndrrat e tyre është më aktiv në zonën e korteksit prefrontal, pjesa që lidhet me kujtesën dhe vetëdijen.
Ky aktivitet i shtuar ndodh kryesisht gjatë fazës REM të gjumit, kur ëndrrat janë më intensive. Personat që zgjohen më shpesh gjatë natës, edhe për disa sekonda, kanë më shumë mundësi të regjistrojnë kujtimin e ëndrrave në kujtesë afatshkurtër. Në të kundërt, ata që flenë thellë dhe pa ndërprerje shpesh nuk kujtojnë asgjë.
Ekspertët theksojnë se kjo nuk lidhet me ndonjë problem shëndetësor, por me mënyrën se si funksionon truri i secilit individ. Megjithatë, gjumi i ndërprerë mund të ndikojë negativisht në cilësinë e pushimit, ndaj rekomandohet ruajtja e një rutine të qëndrueshme për të përfituar si nga pushimi, ashtu edhe nga kujtimet interesante të ëndrrave./KM
